Ndahet nga jeta diplomati i njohur dhe gazetari, Hajdar Muneka

Hajdar Muneka, diplomat i njohur dhe gazetar i spikatur, është ndarë në mbrëmjen e së enjtes nga jeta, në moshën 68 vjeçare, njoftoi familja.
Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë, me të cilën luftoi deri në fund, por pa mundur ta fitojë këtë betejë.
Hajdar Muneka kontribuoi për vite me radhë në shërbimin diplomatik shqiptar dhe ishte një njohës shumë i mirë i çështjeve aziatike.
Ai ishte ambassador i Republikës së Shqipërisë në Kinë dhe Malajzi, dhe Jo resident ne Singapor, Korenë e Jugut Bangladesh , Japoni, Australi, Zelandën e re e të tjerë.
Hajdar Muneka do të mbahet mend edhe i si një gazetar i njohur i problemeve ndërkombëtare.
Ai për shumë vite ka qenë gazetar në Radio Tirana, në Radion e jashtme duke dhënë një kontribut të spikatur.
Përvojën e tij gazetareske dhe diplomatike Hajdar Muneka e ka përmbledhur në librin e tij “ Dritëhijet e një miqësie që çuditi botën”, një ese me vlerë për historinë e marëdhëieve midis Shqipërisë dhe Kinës. Një tjetër vepër nga kjo temë pritet të botohet pas ndarjes së tij nga jeta.
Hajdar Muneka ishte edhe anëtar i Këshillit të Ambasadorëve shqiptarë , ku kontribuoi me eksperiencën tij te gjatë në fushën e diplomacisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




