U dëmtua nga shiu, nis rikonstruksioni i urës së Shtrezës në Kukës

Sociale | 5 vite më parë

Sapo ka nisur puna për bazamentin e shpatullave anësore pranë këmbëve të Urës së Shtrezës, që la të izoluar banorët e Shishtavecit e disa fshatrave përreth.

Punonjësit e kompanisë sipërmarrëse që mirëmban rrugën e Shishtavecit, bashkë me mjetet e makineritë e rënda, po punojnë gjatë gjithë ditës, falë edhe kushteve të përmirësuara të motit.

Dëmtimi ka ndodhur në pjesën lidhëse të rrugës me urën e kjo më së shumti ka ardhur nga amortizimi i murit mbajtës, ndaj dhe po synohet forcimi i tyre dhe zgjidhja e këtij problemi.

Qarkullimi në këtë urë, mendohet të rivendoset pas dy javësh, ndërkohë që banorët e kësaj zone, urën e dëmtuar e kanë kthyer në stacion.

Për të kryer punët e përditshme u duhet të përdorin dy makina, që i lënë në anët e urës

Ura e Shtrezës, u dëmtua ne datën 1 prill, duke ndërprerë komunikimin për rreth 6000 mijë banorë të kësaj zone.

Gjithsesi projekti në fjalë është për zgjidhje emergjente, ndërsa ARRSH do të mendojë edhe për ndërhyrje afatgjate për të shmangur problematikat që mund të dalin në vijim./rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme