Rama paralajmëron: Do vendosim çmim tjetër për ata që konsumojnë më shumë energji elektrike!

Sociale | 5 vite më parë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS, bëri të ditur se së shpejti për ata që konsumojnë më shumë energji elektrike çmimi do të ndryshojë. 

“Për atë kategori të popullsisë që konsideron sasi të madhe energjie elektrike në raport me familjet normale, do të vendoset një tjetër çmim energjie. Dhe kjo kategori përbën 5% të popullsisë” tha zoti Rama.

Sipas Ramës, përpjekjet në situata të jashtëzakonshme u kërkohet t’i bëjnë “ata që kanë më shumë”.

“Së paku, jo se do të na zgjidhë problemin, por në funksion të asaj që kemi nevojë më shumë se asnjëherë sot, sensit të shpërndarjes së barrës dhe marrjes përsipër të peshave nga kjo peshë e përbashkët, ne së shpejti do të vendosim një çmim tjetër për të gjithë ata që konsumojnë energji elektrike shumë më tepër se masa e gjerë e popullit sepse janë më të pasur.

“Nuk ka gjë më normale se sa ne të shkojmë kundër rrymës të vetë sistemit për të mos lejuar që pensionistët tanë të kenë një dhimbje koke të shtuar për shkak të faturës së energjisë. Por në të njëjtën kohë, 5% e konsumatorëve që konsumojnë 25% të energjisë nuk mund dhe nuk do të vazhdojnë t’i mbajmë me të njëjtën përkujdesje siç bëjmë për pensionistët. Ai 5% do duhet të marri pjesë me para në këtë përpjekje të përbashkët sepse kjo është një situatë e jashtëzakonshme ku përpjekje e jashtëzakonshme nuk i kërkohet atyre që kanë më pak por i kërkohet atyre që kanë më shumë”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme