Meta: 77 % e të rinjve shqiptarë duan të ikin nga vendi!

Sociale | 5 vite më parë

Presidenti shqiptar Ilir Meta edhe një herë ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me shifrat e rritura të emigracionit të shqiptarëve, veçanërisht brezit të ri.
Në një status në rrjetin social Facebook zoti Meta shkruan  të premten se 77% e të rinjve shqiptarë duan të ikin si shkak i pagave të ulëta. Presidenti thekson se duhet ndalur shpopullimi i vendit duke ju siguruar të rinjve një punë me pagë të mirë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme