Racakolli: Hiqet kufizimi për grumbullimin, përdorimi i maskave në ambiente në mbyllura mbetet në fuqi

Sociale | 5 vite më parë

Komiteti Teknik i Ekspertëve doli ditën e sotme në një konferencë për mediat, duke njoftuar lehtësimin e masave të COVID-19 për shkak të përmirësimit të situatës.

Hiqet masa e kufizimit të grumbullimit deri në 50 persona, ndërsa mbetet në fuqi ende përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura.

“Duke u bazuar në analizën e monitorimit, Komiteti vendosi të heqë kufizimin e grumbullimit të personave. Mbeten në fuqi: Të gjithë qytetarët që hynë në RSH, duhet të dorëzojnë pasaportë vaksinimi, test PCR, provë të kalimit të infeksionit, përjashtim bëjnë fëmijët deri në 6 vjeç. Të gjithë të infektuarit duhet të izolohen. Në strukturat e aeroporteve duhen mbajtur maskat. Të mos lejohet hyrja e familjarëve. Vijon urdhri për qendrat tregtare. Punonjësit e administratës duhet të kenë pasaportën e vaksinimit. Vaksinimi është i hapur, mbi moshën 12.” –tha Rakacolli.

Duke bërë thirrje që qytetarët duhet të vaksinohen, Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, deklaroi se deri tani mbulesa vaksinale në rang kombëtare është 49%.

“Mbulesa vaksinale është 49% me një dozë me dy doza 45%. Të vaksinohen pasi sezoni përvijon akoma dhe për përgatitemi për sezonin e vjeshtës të 2022.”, -tha Tomini.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme