Rama: “Dita pa Makina”, pjesë e pandashme e kalendarit mujor

Kryeministri Edi Rama ndau të martën nga qytete të ndryshme të vendit, ndërsa theksoi se “Dita pa Makina” duhet të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit mujor.
Rama tha se pjesë e pandashme e punës së përbashkët me pushtetin vendor duhet të jetë edhe fuqizimi i transportit publik dhe nxitja e përdorimit të biçikletave në qytet.
“Dita pa Makina” duhet të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor, ashtu sikundër fuqizimi i transportit publik dhe nxitja e përdorimit të biçikletave në qytet, do të jenë pjesë e pandashme e punës së përbashkët me pushtetin vendor, për më shumë cilësi jete në hapësirat publike të komuniteteve tona”, tha Rama.
“Dita pa Makina” synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




