Subvencionet në bujqësi, në Fier radhë të gjata për aplikime. Fermerët kërkojnë shtimin e sporteleve

Sociale | 5 vite më parë

Një javë nga mbyllja e afatit për aplikime për të përfituar mbështetje financiare nga shteti në bujqësi, radhët në Fier janë të gjata. Dhjetëra fermerë edhe këtë të enjte kërkojnë që aplikimin ta bëjnë duke u mbështetur nga specialistët e bujqësisë. Vijnë edhe nga Mallakastra, Patosi e Roskoveci e disa thonë se për të disatën herë u duhet të presin në radhë.

Prej datës 25 shkurt kur ka nisur aplikimi për skemat përfituese në bujqësi e blegtori  në Fier janë kryer mbi 8000 aplikime, gjysma e tyre në sportelet e sektorit të bujqësisë në Fier dhe Agro Pika, ku çdo dite kryhen mbi 350 aplikime.

Aplikimet vijojnë deri më 25 mars, ndërsa skemat e subvencionimit përfshijnë sektorët e ndërtimit të serave, të blegtorisë dhe peshkimit, të furnizimit me naftë pa taksa e deri te inovacionet dhe digjitalizimi në bujqësi.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme