“Për një shoqëri pa racizëm”, Komuniteti rom dhe egjiptian në protestë

Komuniteti rom dhe egjiptian në Shqipëri ndihen të diskriminuar. Marrë shkas dhe nga një njoftim i fundit punësimi sot janë organizuar në një protestë. Thirrja “Për një shoqëri pa racizëm”, shkon për institucionet dhe organizatat që merren me këto çështje.
Njoftimi i dy ditëve më parë ka shkaktuar indinjatë e ka çuar në një protestë të këtyre komuniteteve në qytetin e Elbasanit.
Kauzës për një shoqëri pa racizëm iu bashkua edhe Komisioneri Kundër Diskriminimit Robert Gajda.
Përballë presionit të opinionit publik, por edhe organeve kompetente pasi biznesi në fjalë rrezikon të gjobitet më masën e 300 mijë leke e të reja, administratori i lokalit tha se njoftimi është vendosur nga persona të jashtëm.
Edhe pse në Elbasan prej vitesh operojnë organizata me fokus mbrojtjen dhe promovimin e minoriteteve ende fenomeni i racizmit është i pranishëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




