Arsimi Profesional, Ibrahimaj: Mendimi i të rinjve, vlerë e shtuar për çdo reformë!

Sociale | 5 vite më parë

Opinioni dhe pikëpamje e nxënësve të shkollave profesionale në vend janë pjesë e projektit “Turneu i Përvojave”. Ky projekt po zhvillohet në 20 shkolla profesionale të zgjedhura në vend dhe po aplikohet nga USAID mbështetur nga Ministria e Financave dhe qeverisa zvicerane.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ishte në shkollën e mesme profesionale të Teknologjisë së informacionit, “Hermann Gmeiner” ku theksoi se mendimet e vetë nxënësve janë një vlerë e shtuar për çdo reformë që do të ndërmerret.

Për drejtuesen e përhershme e PNUD, në Shqipëri, Monika Merino, mendimi i të rinjve ka gjithmonë vlerë.

“Për ne është e rëndësishme të marrim opinionet dhe idetë e të rinjve sa i përket cilësisë së arsimit dhe se çfarë duhet ndryshuar që ata të jenë sa më të suksesshëm dhe të jenë më të aftë për tregun e punës“.  

Nga ana tjetër Zv.Ambasadori i Zvicrës, Patrik Meier tha se besojmë se të rinjtë kanë aftësi për tregun e punës.

“Ne besojmë se të rinjtë kanë aftësi për tregun e punës dhe pikërisht prespektiva sesi ata e shohin procesinin e edukimit dhe punësimit është shumë i rëndësishëm jo vetëm për ata por për të gjithë ekonominë e vendit“.

Zv.Ambasadori i Zvicrës në vendin tone theksoi se shumë shpejt do të fillojnë takimet me biznesin në komitetet sektoriale.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme