Kumbaro: Nga 1 qershori nuk lejohen qeset plastike! Nisin sanksionet!

Sociale | 5 vite më parë

Nga 1 qershori i këtij viti do të ndalohet prodhimi, shitja dhe futja e qeseve plastike për përdorim individual.

Lajmin e ka dhënë Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. Ajo ka bërë të ditur se qytetarët apo bizneset do të penalizohen në rast se kapen duke përdorur qeset plastike. Në kudër të kësaj nisme, Kumbaroi apeloi që qytetarët të ndërgjegjësohen.

“Kjo është nismë e qeverisë shqiptare që në mandatin e dytë kur nisi një fushatë komunikimi. Jemi nder 5 vendet me ndotëse te Adriatikut me plastike” tha zonja Kumbaro.

“Ne ndalojmë qeset një përdorimshme. E di që ka kosto, por duhet të vëmë në balancë të drejtën për jetën, për një mjedis të shëndetshëm. E drejta për jetën prevalon. Publiku i gjerë po e pret mirë, por mbase nuk është bërë shumë zhurmë” tha ministrja Kumbaro.

Ajo njoftoi se parashikohet një gjobë deri në 30 mijë lekë për konsumatorin dhe deri në 150 mije lekë për prodhuesit e importuesit. 

Në ligjin për menaxhimin e mbetjeve, bëhet e ditur se nuk lejohet përdorimi i qeseve plastike. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme