Kompleksi i apartamenteve në Laç, të mërkuren jepet vendimi për kalim pronësie(VIDEO)

Tri javë pas ceremonisë së dorëzimit të banesave të ndërtuara nga Turqia në qytetin e Laçit, ende asnjë familje përfituese nuk ka marrë çelësat e apartamenteve.
Nisur nga këto shqetësime, kryetarja e bashkisë Kurbin, Majlinda Shqalsi ka sqaruar se nuk ka zvarritje, por janë procedura administrative.
Pas marrjes në dorëzim të lagjes së re dhe inventarizimit të të gjithë pronës nga donatori (TOKI-Qeveria Turke) tek Enti Kombëtar i Banesave, ky i fundit ka dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Rindërtimit gjithë dokumentacionin përkatës dhe më pas ky Komision ka marrë Vendimin me të cilin i kërkon Këshillit të Ministrave kalimin në pronësi të gjithë apartamenteve Bashkisë Kurbin.
Për këtë çështje, ditën e mërkurë, datë 9 Shkurt 2022, Këshilli i Ministrave merr vendim për kalimin e të drejtave mbi këtë pronë tek Bashkia Kurbin.
Vetëm pas daljes së këtij vendimi, Bashkia Kurbin bën dorëzimin e çelësave të apartamenteve tek banorët përfitues sipas listave të dala nga shorti publik, kryen të gjitha procedurat administrative për hartimin e kontratës së dhurimit, ku çdo qytetar do të marrë certifikatën e pronësisë në emër të tij dhe do të ketë mundësinë ta trashëgojë atë pronë brez pas brezi.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




