Ndikimi i pandemisë në arsim, Mësuesit: Mangësitë ndihen në lëndët ekzakte

Boshllëqet dhe mangësitë e krijuar tek nxënësit në vitet e pandemisë kanë qenë të shumta. Zhvillimi i procesit mësimor online dhe me orë të reduktuara kanë ndikuar tek fëmijët t’i anashkalojnë librat, e për pasojë të mos thellohen në njohuritë e marra.
Të mësuarit online ishte një risi jo vetëm për nxënësit por edhe për mësuesit. Arsimtarët sqarojnë se pavarësisht lodhjes gjatë zhvillimit të mësimit në distancë, rezultatet nuk ishin ato që priteshin.
Drejtoresha e shkollës 9- vjeçare “Servete Maçi“ ka sqaruar se vështirësitë më të mëdha nxënësit i kanë hasur në lëndët ekzakte, por parashikojnë kapërcimin e të gjitha mangësive gjatë këtij viti ku mësimi po zhvillohet me kohë të plotë.
Për nxënësit që ndjekin institucione arsimore me profil muzikor, vështirësitë kanë qenë edhe më të madhe, sidomos tek lëndët specifike ato të instrumenteve.
Raporti i fundit i publikuar nga UNICEF konfirmon se zhvillimi i procesit mësimor në distancë ka bërë që miliona fëmijë të kenë humbur ndjeshëm të mësuarit akademik, gjë që do ta kishin marrë nëse do të kishin qenë në klasë.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.