Shembjet te “5 Maji”, Rama: Disa prej banorëve u është dhënë më shumë se u takon

Teksa në Kuvend po mbahet seanca plenare, banorët e zonës së “5 majit”, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit po protestojnë pasi janë kundër shembjes së banesave të tyre.
Protestuesit para Kuvendit, përmes pankartave që mbajnë në duar kanë kërkuar nga qeveria që të japë një shpërblim më të plotë për banesat e tyre.
Për kërkesat e tyre, kryeministri Edi Rama ka pasur një reagim ditën e sotme në rrjetin social Facebook, ku thekson se banorët kanë marrë dëmshpërblimin që iu takon, madje në disa raste edhe më shumë.
“Unë besoj se te 5 maji të gjithëve u është dhënë haku që u takon dhe disave madje edhe më shumë se sa u takon. Tani duhet vetëm durim dhe besim, sepse njësoj siç po ndodh me të tërë ata që po përfitojnë nga Rindërtimi, do ndodhë edhe me ju atje” shkruan ai.
/rtsh.al/

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




