Rindërtimi, kompleksi i banimit në Manëz hap dyert javën e ardhshme për 226 familje

Kompleksi i banimit në Manëz të Durrësit, i rindërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit, do të hapë dyert javën e ardhshme për 226 familje. Duke uruar një ditë të mbarë, Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga kompleksi, thuajse i përfunduar.
“Mirëmëngjes dhe me apartamentet e reja në Manëz të Durrësit, të cilat do të hapin dyert për 226 familje javën e ardhshme, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Lagjja e re ofron standardet më bashkëkohore të sigurisë dhe cilësisë në ndërtim, me hapësira të bollshme banimi, zonë të gjelbëruar, trotuare dhe ndriçim.
Shumë shpejt do të ndërtohet në zemër të lagjes kopshti dhe shkolla 9-vjeçare dhe një qendër sociale.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




