Pukë, Rezervat e Shtetit shpërndajnë 300 pako ushqimore në zonat e mbuluara nga dëbora

Sociale | 5 vite më parë

Në Bashkinë e Pukës mbërritën mbrëmjen e së martës ndihma ushqimore nga Drejtoria e Emergjencave Civile dhe Rezervat Materiale të Shtetit për t’i ardhur në ndihmë banorëve të zonave të përfshira nga dëbora.

Bashkia e Pukës bën të ditur se “automjetet e FA-së sollën 300 pako me ushqime dhe detergjent, të cilat sot e në vijim do të nisen drejtë njësive administrative”.

Bashkia Pukë thekson se “do të vijojë përpjekjen për solidaritet dhe ndihmë ndaj çdo familje në nevojë në territorin e bashkisë Pukë me qëllim kalimin e situatës dimërore pa vështirësi kryesisht për familjet në zonat rurale ku rrezikohet dhe izolimi”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme