Protestë e banorëve të 5 Majit para parlamentit

Sociale | 5 vite më parë

8 ditë pas shembjes së disa banesave në zonën e zonës së 5 Majit në Tiranë, ku do të zhvillohet një projekt i Bashkisë së Tiranës, banorët e tyre kanë protestuar të enjten përpara parlamentit, ndërsa ai po zhvillone seancë plenare.

Ata kanë kërkuar një takim me deputetët, ndërsa janë shprehur se nuk do të firmosin asnjë marrëveshje pa patur një dëgjesë publike, ku të marrin garanci se kur do të hynë në shtëpitë e reja.

“Kemi 5 muaj që protestojmë, por asnjë nuk na jep përgjigjie. Kalojnë deputetët këtu me makina të shtrenjta e të bukura, kalojnë e bëjnë sikur nuk shohin asgjë dhe më pas marrin tjetër vendim kundër nesh dhe pastaj thonë se ne i kemi fajet. Këta nuk flasin se i ndajnë lekët bashkë. Deputetët, ata që janë atje, kalojnë si skutha kur duhet të jenë këtu”, thanë protestuesit.

Në protestë u bashkuan edhe banorët e Laprakës, të cilët preken nga projekti i Unazës së Re. Protestuesit paralajmëruan se do të vijojnë protestat në mbrojtje të pronës. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme