Harta e re e gjykatave, dhoma e avokatisë së Lushnjes paralajmëron bojkot të proceseve gjyqësore

Dhoma e avokatisë në Lushnje paralajmeron bojkot të proceseve gjyqësore nëse zbatohet vendimi për mbylljen e gjykatës se shkallës së parë. Një pjesë e tyre kanë diskutuar edhe me përfaqësues të shoqërisë civile duke kërkuar përkrajen e gjerë popullore.
Kreu i kësaj dhome Kozma Jano shprehet se shkrirja e gjykatës në Lushnjë do të thotë me tepër shpenzime në kurriz të qytetarëve për të ndjekur gjyqet në Fier apo Tiranë.
Transferimi i gjykatës penale dhe civile drejt Fierit do të bëhet pas hartës së re të drejtësisë shqiptare. Lushnja dhe Tirana janë përcaktuar të kenë në territoret e tyre gjykatën administrative. Pavarësisht kësaj dhoma e avokatisë në Lushnje i bën thirrje të gjitha grupeve të interesit të bashkohen për të kundërshtuar hartën e re të ndarjes së gjyqsorit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




