Rruga Peshkëpi-Selenicë, në pranverë pjesë integrale e korridorit të Lumit të Vlorës

Sociale | 5 vite më parë

Rruga Peshkëpi-Selenicë është investimi më i fundit që bëhet pjesë integrale e korridorit të ri të Lumit të Vlorës. Punimet kanë ecur mirë ndaj kjo  rrugë pritet të bëhet funksionale brenda 2 muajsh.

Rruga ka një gjatësi 14.6 km, gjerësi të asfaltuar 6 m si dhe dy bankina nga 75 cm.

Kjo rrugë financohet nga FSHZH dhe do të lidhë banorët e zonës me të gjithë rrjetin rrugor që lidh bregun e detit, qytetin e Vlorës dhe zonën e Kurveleshit, deri në Tepelenë e Gjirokastër.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme