Spitali i Kurbinit drejt përfundimit

Sociale | 5 vite më parë

Puna për ndërtimin e spitalit të Kurbinit i ngritur nga themelet pas tërmetit të 26 Nëntorit po vijon. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu  gjate inspektimit të  punimeve të kësaj godine tha se ky institucion që do të përfshijë poliklinikën, urgjencën si dhe  3 pavione për shërbimet e specializuara.
Ministrja Manastirliu ka kërkuar të punohet me intensitet në mënyrë që me plotësimin e banorëve në banesat e reja, struktura spitalore  të jetë gati edhe në funksion.
Spitali i Kurbit po ndërtohet në një sipërfaqje prej 2516 m2 dhe pritet të përfundojë brenda muajit mars të këtij viti. Më shumë se 46 mijë qytetarë të bashkisë Kurbin do të përfitojnë shërbim shëndetësor.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme