Ndërtimet pas tërmetit, banorët ankohen për zvarritje

Sociale | 5 vite më parë

Banorët e kompleksit Jedas me Durrës kanë protestuar në lidhje me mënyrën se si po zbatohet projekti për riforcimin e pallatit të tyre në vazhdën e projekteve të rindërtimit dhe rikonstruksionit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019. 
Banorët kanë nënshkruar një dokument duke i kërkuar institucioneve përgjegjës shpjegime se përse projekti nuk po zbatohet ashtu siç u prezantua në fillim. 
Banorët shprehen se nuk po bëhet asgjë për bërthamën e ndërtesës, shkallët dhe ashensorët.
Banorët kanë ngritur edhe shqetësimin e bonusit të qirasë. Për vitin 2021 janë kryer vetëm 10 pagesa gjithsej, ndërsa edhe muaji janar i këtij viti nuk është kaluar akoma në llogaritë e tyre, duke bërë që qeratë e tre muajve të fundit ti paguajnë vetë.
Sipas dokumentëve të tenderit afati i punimeve për riforcimin e këtij pallati ishte 20 dhjetori 2021, por tani nuk ka ndonjë date se kur banorët do të rikthehen në banesat e tyre.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme