Veliaj i qëndron vendimit për kufizimin e lëvizjes së mjeteve të rënda

Sociale | 5 vite më parë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha këtë të enjte se do t’i qëndrojë vendimit për kufizimin e lëvizjes së mjeteve të rënda, që sipas tij ka lehtësuar trafikun në Tiranë. Kryebashkiaku Veliaj e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi me përfaqësues të shërbimit taksi në Tiranë.

“Ne kemi sot mbi 1000 taksistë në Tiranë, të cilët janë media më e fuqishme sepse ata thonë troç lajmin e ditës. Taksisti ka kontaktin e parë edhe me të rinjtë e huaj që do të vizitojnë Tiranën këtë vit. Përveçse trajnimit të shoferëve të taksive, secili prej tyre duhet të ketë edhe një listë me aktivitetet e muajit që do të zhvillohen për titullin “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë”, ashtu sikurse në avion do të vendosim revistën mujore me një kalendar, ku secili teksa po udhëton të informohet mbi mundësitë që do ofrojë Tirana”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se rreth gjysma e flotave të taksive në vend tashmë janë elektrike, por shprehu bindjen se viti Evropian i Rinisë do bëjë që kjo flotë të rritet akoma më shumë. 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme