Pandemia, rritet numri i mungesave në shkolla

Sociale | 5 vite më parë

Gripi stinor, virozat si dhe varianti Omicron që po qarkullon ne vendin tonë duket se janë shkaktarët kryesor në përgjysmimin e numrit të nxënësve në një pjesë të klasave.

Mungesa të shumta ka dhe në mësues , ku në një pjesë të rasteve ata zëvendësohen,  dhe në disa të tjera jo.

Prindërit sqarojnë se edhe pse i frikësohen pandemisë, fëmijët nuk duhet të privohen nga mësimi me prezencë fizike në shkollë , pasi nëse kjo do të ndodhte dëmi për ta do të ishte shumë i madh.

Pas ndryshimit që ndodhi në nisje të vitit shkollor nga mësimi me turne në mësim me kohë të plotë, Ministria e Arsimit nuk ka aplikuar më gjatë këtyre muajve  skenarë që kanë të bëjnë me shkurtimin e orëve mësimore apo mësimin e kombinuar.   


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme