Gjirokastër, turizmi dhe bizneset sezonale

Gjatë muajve të dimrit pjesa muzeale e Gjirokastrës humbet vizitorët dhe gjallërinë. Bashkë me to ulin qepenët edhe shumë dyqane artizanësh.
Artizani Anastas Petridhi është i vetmi që nuk e bën këtë.Çdo ditë vijon punën e tij dhe preferon që qoftë edhe një vizitor në ditë ta presë në dyqanin e tij.
Gjirokastra nuk po hyn dot në listën e qyteteve me turizëm gjithvjetor. Vizitorët gjatë dimrit reduktohen ndjeshëm. Ka pak vizitorë vendas gjatë fundjavës, ndërsa shifra e vizitorëve të huaj është thuajse e pakonsiderueshme. Kjo ndikon edhe tek mbyllja apo pezullimi i përkohëshëm i bizneseve.
Gjirokastra e kulturës dhe historisë është një prej 2 qyteteve të Shqipërisë të përfshira në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s që më 2005, e me potencial të lartë për zhvillimin e turizmit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




