Gati urgjenca dhe blloku kirurgjikal në Spitalin Rajonal të Kukësit

Urgjenca e re dhe blloku i ri kirurgjikal në Spitalin Rajonal të Kukësit janë tashmë gati për të pritur pacientët me standarde bashkëkohore. Kryeministri Edi Rama ndau të mërkurën pamje nga Urgjenca e re dhe blloku i ri kirurgjikal, ndërsa vijon puna për transformimin e gjithë korpusit spitalor të Kukësit. “Drejt përmbylljes një tjetër investim për modernizimin e shërbimit shëndetësor për qytetarët. Gati Urgjenca e re dhe blloku i ri kirurgjikal në Spitalin Rajonal të Kukësit”, tha Rama. Shërbimi i ri i urgjencës ofron standarde bashkëkohore, ndërkohë që ka përfunduar edhe investimi në bllokun e ri kirurgjikal. Njëkohësisht, po vijon puna e transformimit të gjithë korpusit spitalor.Spitali i ri rajonal i Kukësit po kthehet në një strukturë moderne të shërbimit shëndetësor për banorët e qarkut verilindor. Ndërtimi i spitalit po kryhet në dy faza me një vlerë totale 3 milionë euro. Faza e parë përmbante ndërtimin e Urgjencës, rehabilitimin e ish-Urgjencës që kthehet në maternitet dhe 3 sallat e reja të Kirurgjisë me të gjitha pajisjet përkatëse. Në godinën e vjetër të spitalit nuk është investuar që nga viti 1947.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




