Rindërtimi i konviktit të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, kushte më të mira për studentët

Godinat e konviktit të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, Tiranë janë rindërtuar me kushte më të mira për studentët.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje në çfarë gjendje ishin këto godina dhe si janë transformuar pas rikonstruksionit. “Mirëmëngjes dhe me këto pamje që tregojnë se çfarë ishte dhe si është sot konvikti i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, thekson Rama.
Godinat studentore të vendosura fare pranë Universitetit dhe Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, falë investimit të qeverisë janë dyfish më të mëdha se godinat e mëparshme.
Konviktet janë ndërtuar në një sipërfaqe totale prej 3452 metra katrorë. Godina ka 79 dhoma, me 2 dhe me 3 shtretër. Në çdo kat ka ambiente gatimi dhe ngrënie. Gjithashtu është parashikuar lavanteria, dhomat e studimit dhe depot.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




