Aplikimi për strehim social, falas përmes e-Albania

Sociale | 5 vite më parë

Të gjithë qytetarët e interesuar për strehimin social mund të aplikojnë përmes portalit qeveritar e-Albania.

Aplikimi për strehim social është një nga 1212 shërbimet publike elektronike, që falë e-Albania, ka ndryshuar jetën e qytetarëve, të cilët kërkesën për të përfituar nga programet e strehimit social e bëjnë online, pa lodhje dhe stres.

Shërbimi elektronik “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social” mundëson aplikim online për qytetarët, që kërkojnë strehim dhe banesa sociale.

Qytetarët mund të aplikojnë thjesht dhe shpejt, falë një procedure të thjeshtuar në vetëm 5 hapa.

Pasi identifikohet në e-Albania, qytetari i interesuar mund të përzgjedh shërbimin “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”, të plotësojë formularin elektronik me të dhënat e kërkuara, t’i ngarkojë dokumentet dhe të aplikojë.

Ky shërbim ofrohet falas përmes e-Albania nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme