“Ndërmendje”, kartolina e Shkodrës

Sociale | 5 vite më parë

Në Shkodër  u zhvillua  koncerti tradicional i fund vitit “Ndermendje”. Veprimtaria ngjiti në  skenën e teatrit Migjenin, elitën e artit shkodran.
Orkestra e qytetit  nën drejtimin e të mirënjohurit Jetmir  Barbullushit, këngëtarët më në zë të Shkodrës, të brezave të ndryshëm performuan në “Ndërmendjen” e këtij fund viti. Ajo perveçse  përmblodhi zhvillimet  dhe  krijimtarinë më të spikatur muzikore të një viti në Shkodër, vjen gjithashtu edhe si një kartolinë promovuese e resurve të Shkodrës.
“Ndërmendja” shkodrane e këtij fund viti, organizuar nga Bashkia e Shkodrës dhe teatri “Migjeni” erdhi edhe si homazh për personalitetet e artit dhe të kulturës që u ndanë  nga jeta  gjatë  këtij viti, si Paulin Preka , Fadil Kraja  e Kujtim Alija që ishte  edhe ideatori  dhe realizuesi e kësaj vepritarie që  zhvillohet në Shkodër prej më shumë se 20 vitesh.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme