Godina e re e shërbimeve të transportit rrugor në Berat, prej janarit shërbime cilësore

Sociale | 5 vite më parë
Në godinën e re të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor në Berat prej janarit 2022 do të marrin shërbime cilësore rreth 38 mijë drejtues mjetesh. Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili ndau sot pamje nga ky investim.
“Mirëmëngjes dhe me transformimin e DRSHTRR në Berat, që duke nisur nga Janari 2022 do të marrin shërbime dinjitoze rreth 38 mijë drejtues të mjeteve rrugore të 5 bashkive të këtij qarku, ju uroj një javë të mbarë”, thekson Rama.
 
Godina e re e DRSHTRR Berat ka salla të reja për lejedrejtimet dhe regjistrimin e mjeteve.

Po ashtu, investimi përfshiu ndërtimin e kapanoneve për kryerjen e identifikimit teknik dhe fizik të mjeteve si dhe zyra shërbimi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme