Rindërtimi i Infektivit, nga e hëna nuk ka më urgjenca kirurgjikale në QSUT

Sociale | 5 vite më parë

Në QSUT do të fillojë rindërtimi i Spitalit Infektiv. Shërbimi për këta pacientë do të ofrohet në ambientet e spitalit Covid3 dhe në varësi të numrit të rasteve, sipas një plani të përcaktua . Ndërkohë shërbimi i urgjencës infektive do të ofrohet në ambientet e urgjencës kirurgjikale në QSUT. 

Për këtë arsye, duke filluar nga dita e hënë e javës tjetër  urgjencat kirurgjikale të Kirurgjisë së Përgjithshme, do të transferohen pranë Spitalit Universitar të Traumës dhe Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”

Në kuadër të riogranizimit, zhvendosja e urgjencave kirurgjikale drejt spitaleve ‘Shefqet Ndroqi’ dhe atij të Traumës, do të  koordinohet  nga Urgjenca Kombëtare. Konkretisht Ndërhyrjet kirurgjikale të urgjencës do të kryhen për pesë ditë në javë në Spitalin e Traumës, më konkretisht, nga dita e hënë deri të enjte si dhe ditën e dielë, ndërsa dy ditë në javë, të premte dhe të shtunë do të kryhen në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme