Rindërtimi në Kavajë, gati lagjja e re

Sociale | 5 vite më parë

Zona e re zhvillimore në Kavajë e rindërtuar pas tërmetit të vitit 2019 është gati për të pritur banorët.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga kantieri i rindërtimit në Kavajë ku ka lindur një lagje e re me 7 pallate banimi me 330 apartamente.

Në Kavajë janë rindërtuar 9 pallate nga e para dhe 134 banesa individuale, 50 prej të cilave janë dorëzuar tek banorët që u dëmtuan nga tërmeti 26 nëntorit 2019.

E gjithë zona e kantierit të ndërtimit është 3.5 hektarë.

Programi i Rindërtimit po vazhdon me shpejtësi në të gjitha drejtimet, qoftë në ndërtimin e pallateve, njësive individuale, infrastrukturës publike dhe ndërtesave arsimore.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme