Rindërtimi, gati lagjja e re në Manzë

Kryeministri Edi Rama ndau sot fotot nga kantieri i rindërtimit në Manzë, një lagje pa asnjë dallim me zonat urbane të Tiranës dhe qyteteve të mëdha. “Mirëmëngjes nga Manza”, tha Rama ndërsa publikoi fotot e lagjes së re.
Lagjja e re ofron standardet më bashkëkohore të sigurisë dhe cilësisë në ndërtim, me hapësira të bollshme banimi, zonë të gjelbëruar, trotuare dhe ndriçim.
Shumë shpejt do të ndërtohet në zemër të lagjes kopshti dhe shkolla 9-vjeçare.
Në kantierin e lagjes së re janë angazhuar rreth 500 punëtorë, për të bërë të mundur që në mesin e janarit familjet të hyjnë në apartamentet e reja.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




