“Lider për një ditë”, të rinj të shkollave të mesme, praktikë pranë 25 drejtuesve në institucione

Lider nuk bëhesh për një ditë, por mund ta provosh së paku vetëm për një ditë.
Këtë mundësi kanë pasur 25 të rinj nga shkolla të mesme të vendit.
Ata kanë provuar të qëndrojnë në një ditë pune pranë një lideri në politikë, biznes, media etj.
Ata e filluan nga kryeministri i vendit Edi Rama, axhendën ditore të të cilit e ka ndjekur nga afër Emilia Filipi, presidente e Junior Achivement of Albania, “Rritja e të Rinjve në Shqipëri”. Ky është një projekt i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit prej vitit 2013 në Shqipëri, vend i pari në botë ku ky projekt është përhapur në gjithë vendin. Më pas të rinjtë u njohën me të tjera praktika për të kuptuar më mirë marrëdhënien mes asaj që mësojnë në shkollë dhe përdorimit praktik në tregun e punës.
Të rinjtë morën edhe certifikata vlerësuese të dhëna respektivisht nga drejtuesit e institucioneve që qëndruan krah këtyre të rinjve. Ata hodhën të njëjtat hapa vetëm për një ditë me nxënës që në të ardhmen do tu zënë atyre vendin. Një prej institucioneve pritëse ishte edhe RTSH.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




