Shkodër, hapet për qarkullimin e automjeteve loti i parë i bajpasit

Punimet për lotin 1 të bajpasit Shkodër kanë përfunduar dhe i gjithë ky segment me gjatësi 4.8 kilometra tashmë është i hapur për lëvizjen e automjeteve, shkruan ATSH.
Aksi është i pajisur me të gjithë elementët urbanë, trotuarë, korsi biçikletash, ndriçim dhe gjelbërim, duke shërbyer edhe si një pedonale për qytetarët shkodranë.
Kryeministri Edi Rama ndau të shtunën pamje nga ky bajpas, i cili është hapur për qarkullimin e automjeteve.
“Mirëmëngjes dhe me bajpasin e Shkodrës ku tani është hapur për qarkullimin e automjeteve loti 1, ju uroj një fundjavë të mbarë”, tha Rama.
Bajpasi i Shkodrës nis në hyrje të qytetit dhe përfundon në dalje të tij duke u lidhur me segmentin Shkodër-Hani i Hotit.
Ky segment do të shërbejë për përdoruesit e rrugës të cilët kanë destinacion Doganën e Hanit të Hotit si dhe të gjithë rrethinave të Malësisë së Madhe duke evituar në këtë mënyrë hyrjen në brendësi të qytetit të Shkodrës.
Loti 2 i bajpasit do marrë zhvillim në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, i cili do ta trajtojë si një shëtitore dhe si një lulishte të inkorporuar brenda zhvillimit të madh që ka marrë zona.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




