Nis shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët

Posta shqiptare ka nisur shpërndarjen e shpërblimeve të fundvitit për të gjithë pensionistët. Për të shmangur radhët në sportele si dhe për të respektuar masat anti Covid -19, shpërndarja e bonusit do të bëhet sipas një grafiku të caktuar. Edhe pensionistët në fshat do ta përfitojnë bonusin brenda këtij muaji. Pagesa e shpërblimit për pensionistët është 5 mijë lekë dhe përfitojnë 688 mijë pensionistë në të gjithë vendin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




