Punësimi i mësuesit të akuzuar për pedofili, Xhixho dhe Kushi debatojnë në parlament

Rasti i punësimit të mësuesit të akuzuar për pedofili ishte në vemendje të seancës plenare të së enjtes.
Deputetja e LSI Erisa Xhixho ngriti një sërë pyetjesh rreth çështjes së mësuesit i cili u rikthye në detyrë edhe pse akuzuar për pedofili.
Ajo tha ndër të tjera se sistemi i përzgjedhës i mësuesve është korruptiv dhe krijon hapësira që njerëz të tillë të rrezikshëm të emërohen në detyrë. Ministrja sqaroi se gjykata nuk i hoqi atij të drejtën e ushtrimit të profesionit, ndërsa dënimi me kalimin e viteve u hoq edhe nga dëshmia e penalitetit të mësuesit.
Ministrja e arsimit Kushi bëri të ditur se ka biseduar me ministrin e drejtësisë Ulsi Manja për të marrë një iniciativë ligjore që disa vepra të rënda penale të mos fshihen asnjëherë nga dëshmia e penalitetit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




