Shkolla “Shaqir Lleja” në Krujë me kushte më të mira për 182 nxënës

Ambientet e reja me kushte moderne të kopshtit e shkollës “Shaqir Lleja” në Krujë janë gati të presin rreth 60 fëmijë dhe 182 nxënës.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ambientet e kësaj shkolle që tashmë është më e bukur, më e sigurtë dhe më e madhe.“Mirëmëngjes dhe me një tjetër shkollë e kopsht të rindërtuar pas tërmetit, ju uroj një ditë të mbarë. Shkolla “Shaqir Lleja” në Bushnesh të Krujës, pjesë e bllokut të dytë të shkollave të reja, të cilat ndryshe nga blloku i parë që u financua 100% nga qeveria shqiptare, financohen 100% nga Bashkimi Europian”, theksoi Rama.
Kjo shkollë është shumë herë më e fortë, më e sigurt dhe me të gjitha kushtet arsimore që duhen për një proces arsimor me cilësi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




