Ahmetaj: Fondi për Rindërtimin shkon në 35 miliardë lekë

Sociale | 5 vite më parë
 

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Shteti për Rindërtimin, Arben Ahmetaj deklaroi të enjten pas mbledhjes së qeverisë se fondi në dispozicion të programit të Rindërtimit shkon në 35 miliardë lekë nga 28 miliardë lekë që ishte parashikuar në fillim të vitit.  

“Llogaria e rindërtimit për këtë vit shkon nga 28 miliardë lekë që u parashikua në fillim të vitit në 35 miliardë lekë. Shtimi i fondit është bërë për të përshpejtuar të gjitha proceset e rindërtimi në mënyrë që të kthejmë në shtëpitë e tyre, shkolla, kopshte apo ndërtesa publike të gjithë qytetarët që më 26 nëntor të 2019-ës u detyruan të largoheshin pas dëmtimeve të tërmetit”, tha ministri Ahmetaj.

Zv.kryeministri Ahmetaj po ashtu shtoi se nga Programi i Rindërtimit fonde shtesë kanë përfituar të 11 bashki të e përfshira në program. “Banorët e prekur nga tërmeti do të kthehen në shtëpitë e tyre të rindërtuara, më të forta e më moderne”, tha ai. 

Sipas Ahmetaj, këtë fundvit do të jenë një numër të madh familjesh që do të hynë në shtëpitë e tyre të rindërtuara pas gati 2 vitesh


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme