“Mos fshih aftësitë e mia”, thirrja e personave me aftësi të veçanta

Sociale | 5 vite më parë

Për personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri sigurimi i nevojave dhe shërbimeve është një sfidë  më vete, por një vajzë me aftësi të tilla, edhe pse e braktisur nga prindërit  ja ka dalë që të punësohet e të gjejë veten . 
Në historinë që rrëfen për RTSH, Fatojna Keçi tregon frikën nga ëndrra që ka për një familje të re dhe nevojën për dashuri që kanë personat me aftësi të veçanta. 
Fatjona sot është 31 vjec dhe shtëpi ka patur jetimoret e Korcës, Vlorës, Sarandës dhe se fundmi qendrën e zhvillimit rezidencial Durrës. Ndonëse e  braktisur nga prindërit dhe me aftësi të lehtë të kufizuar,  ajo ja doli të fitojë besimin e stafit që u përkjudes për të e të punësohet
Fatjona ka ëndërr familjen por për të kjo ëndërr tingëllon e frikshme 
Gjatë gjithë jetës  kërkoi prindërit, madje edhe publikisht, por zëri i tyre nuk u ndje asnjëherë.
Personat me aftësi të vecanta sot thërrasin të mos u fshihen ato aftësi që kanë e tu jepet një hapësirë për tu zhvilluar.
Ndërsa Fatjona ka vetëm një kërkese për fëmijët me aftësi të kufizuar : Më shumë dashuri!


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme