Naftëtarët e Ballshit në protestët: Nuk lejojmë demontimin e rafinerisë. Presim zgjidhje ligjore

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë para Unzinës pasi sipas tyre rafineria po demontohet. Kryetari i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj tha se nuk do të lejojnë cmontimin e rafinerisë, si dhe kërkoi që rafineria të vihet në punë.
Vitin e kaluar naftetarët e Ballshit protestuan për pagat e fituara me vendim gjykate, por të papaguara. Mes tyre dhe qeverisë u finalizua një marrëveshje, të cilës i përfundoi afati më 1 nëntor. Në këto kushte naftëtarët kërkojnë hapjen e Uzinës ose kompensim të plotë.
Ndërsa në fillim të muajit ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha në komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese se naftëtarët do të marrin sërish pagë nga shteti edhe për 2 vitet në vijim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




