Blloku i parë rezidencial në Vaqarr, Rama: Sfida e tërmetit nga fatkeqësi në kthesë transformimi!

Sociale | 5 vite më parë

Në Vaqar familjeve që humbën strehën në tërmetin e 26 nëntorit ju dorëzohen ndërtesat e banimit. Ato janë pjeë e bllokut të parë rezidencial në zonë.  

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka marr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të banesave.

“Programi i Rindërtimit po e kthen sfidën e tërmetit nga një fatkeqësi në kthesë transformimi e zonave të prekura më fort. Mirënjohje për Arbërin e “Fundjavë Ndryshe” që na u bashkua duke u solidarizuar me familjet e prekura”, shprehet Rama.

Rama u shpreh se, është kënaqësi që këtë fazë të procesit që është faza e dorëzimit të blloqeve të banimit ta fillojmë këtu në Vaqarr me këtë bllok të vogël por shumë domethënës dhe mbi të gjitha të ndërtuar me dashuri të madhe me përkushtim dhe me cilësi maksimale.

“Janë 33 mijë familje në të gjithë hapësirën ku ka goditur tërmeti i 26 nëntorit të dy vite më parë që ose e kanë humbur plotësisht shtëpinë ose shtëpinë e kanë parë të dëmtohet në nivele të ndryshme dëmi. Por që nga ta të cilët kanë pasur dëme të lehta deri tek ata të cilët e humbën plotësisht shtëpinë, falë kësaj përpjekje të madhe janë sot ose në kushte shumë më të mira që ato që kishin sepse për shembull në pallatet ku ka patur dëme të lehta janë bërë ndërhyrje të cilat kanë prekur jo vetëm muret e apartamenteve por dhe mjediset e përbashkta, fasadën, madje në një pjesë të konsiderueshme të këtyre ndërhyrje prekja e fasadave nuk ka qenë thjeshtë një riparim por një riveshjen e plotë duke i dhënë këtyre godinave një parametër eficence energjitike. Që do të thotë duke i bërë ata më të freskëta në verë dhe më të ngrohta në dimër që që sigurisht ul edhe konsumin e energjisë”, th Rama

Krueministri në vijim tha se nga ana tjetër nëse shohim sot listë e të gjithë atyre që tani më kanë hyrë nëpër shtëpi janë mijëra e mijëra që banojnë në shtëpitë e rindërtura individuale, janë mbi 500 familje vetëm në bashkinë Tiranës ashtu si kundër janë mijëra të tjerë që banojnë në apartamente plotësisht të rikonsteuktuara, e ndërkohë jemi në fazën q fillojmë me blloqe.

“Së shpejti do të hyjnë në shtëpi jo vetë ata të cilët janë në pritje në Ndroq, Zall Herr apo pika të tjera në Tiranë tek 5 maj do jenë familjet e para që do të hyjnë në lagjen e re që do jetë faktikisht lgje ubanistikisht më shembullore e Tiranës, pasi aty gjithçka po ndërtohet nga e para dhe kjo do ju jap mundësi të gjithë atyre banorëve që faktikisht jenë banorë të një hapësire urbane e cila ndryshe nga hapësirat e tjera të Tiranës që kanë qenë ndërtuar më parë të kënë një hapësirë kushtesh optimale”, tha ai

Në vijim Rama shtoi se “po kështu edhe me Kombinatin ku është bërë një punë goxha e mundimshme përsa i përket jo vetëm projektimin por dhe qartësimit të të gjithë elementeve që kanë të bëjnë me qartësimin që kanë të bëjnë me titujt e pronësisë. Në ditët e ardhshme do të hyjnë në shtëpi banorët e Bubqit, që është ndërtuar një lagje dhjetëfish më e madhe se kjo dhe ku në vend të një situate urbane të degraduar gjithë ato familje do të kenë një hapësirë urbane shembullore. Në Fushë-Krujë, më tutje në Thumanë, në Laç ku është ndërtuar një lagje e madhe shembullore dhe ku vazhdon ndërtimi në pjesët e tjera të qytetit. Faktikisht, Laçi sot falë përpjekjes për ta kthyer krizën në një mundësi për të gjithë bëhet një qytet nga e para. Në Lezhë ku ka një bllok të tërë banim ku është drejt përfundimit, apo në zonën e Kavajës, apo deri tutje në Mirditë pranë Rrëshenit ku është një tjetër lagje që është drejtë përfundimit”.

“Lart në Krujë sapo ka nisur puna për shkak edhe të gjitha vështirësive që paraqiste terreni, apo në Durrës ku ka qenë edhe goditja më e madhe ka mbaruar puna për riparimet e thella të një numri të konsiderueshëm pallatesh. Ka filluar puna për pallatet që janë me dëmet më të rënda, ka filluar prej disa kohësh por bëhet fjalë për projekte të cilat kanë kërkuar një kohë më të gjatë. Ndërkohë që ka filluar puna për lagjen e re në zonën e Spitallës, e cila do jetë një tjetër shembull i transformimit të jashtëzakonshëm të jetës së atyre familjeve që do banojë aty. E pra të gjitha këto janë momente kurorëzimi të një përpjekje e cila ka zgjatur dy vjet dhe ndërkohë është mirë ta mbajmë parasysh se në këto dy vjet jeta e vendit nuk ka qenë e lehtë”, tha Rama.

Lagjja e re në Vaqarr për familjet e prekura nga tërmeti, u ndërtua me kontributin e përbashkët të qeverisë shqiptare, për infrastrukturën, qendrën komunitare, shkollën e njësinë administrative dhe Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, që ka investuar dhurimet e qytetarëve për familjet e prekura nga tërmeti, në 20 shtëpi të reja.

Nga ana e bashkisë së Tiranës është ndërtuar komplet infrastruktura e kësaj lagjeje.

Lagjes më të re në kryeqytet, që është vetëm 1.5 km larg nga Kombinati, do t’i mundësohet edhe transporti publik, duke shtuar një stacion për linjën e Kombinatit si dhe lehtësira të tjera për fëmijët dhe të rriturit që do të jetojnë aty.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme