Presidenti Meta i dhuron Bibliotekës Kombëtare 12 libra autorësh arbëreshë

Presidenti, Ilir Meta, i dorëzoi Bibliotekës tonë Kombëtare, dymbëdhjetë libra të vyer, vepra të rëndësishme letrare me vlerë të madhe historike, letrare e gjuhësore, që iu bënë dhuratë gjatë vizitës së Tij në bashkësitë arbëreshe.
Kreu i Shtetit i dhuroi Bibliotekës Kombëtare edhe kryeveprën epike shqiptare “Lahuta e Malcis” – nga At Gjergj Fishta, një botim i vitit 1973 në gjuhën italiane, nga Qendra e Studimeve Shqiptare të Universitetit të Palermos, si dhe librin, studim kritik nën kujdesin e Profesorit të mirënjohur arbëresh Matteo Mandalà.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




