1 mijë studentë ndjekin seminaret në Tumo Tirana çdo javë

Sociale | 5 vite më parë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka vizituar qendrën më të madhe të teknologjisë, Tumo në një vjetorin e krijimit të saj. Gjatë kësaj vizite Veliaj zhvilloi edhe një bahskëbisedim me të rinjtë e kësaj qendre ku ndanë eksperienca të ndryshme të tyre. Kryebashkiaku u shpreh se është fat për këtë gjeneratë që kanë mundësi të shumta për të mësuar gjithmon gjëra të reja. TUMO synon të aftësojë të rinjtë me njohuritë e shek. të 21 duke ofruar kurrikula në fushën e inovacionit dhe artit. 

Mbi një mijë studentë shqiptarë ndjekin seminaret në robotikë, informatikë, lojëra kompjuterike, dizajn grafik, muzikë dhe filma në Tumo Tirana çdo javë. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim mori pjesë në festën e 1-vjetorit të programit Tumo Tirana. Tumo është një qendër edukative, e themeluar nga Fondacioni Amerikano-Shqiptar i Zhvillimit (The_AADF ) në partneritet me bashkinë e Tiranës, që u ofron adoleshentëve të moshës 12-18 vjeç mundësi unike për të zbuluar risi teknologjike, artistike dhe sipërmarrëse.

Ambasadorja Kim mësoi rreth projekteve të studentëve në robotikë, informatikë, lojëra kompjuterike, dizajn grafik, muzikë dhe filma. Pas vizitës së qendrës dhe ekspozitës së projekteve, studentët u përfshinë në një diskutim gjallërues si dhe pyetje e përgjigje me ambasadoren Kim, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe drejtuesit e programit AADF dhe TUMO. Studentët ndanë përvojat e tyre në TUMO, pasionin e tyre për teknologjinë, synimet për të ardhmen dhe dashurinë për komunitetet e tyre.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme