Rita Ora i dhuron Tiranës kostumin popullor shqiptar

Sociale | 5 vite më parë

Në Muzeun Etnografik të Tiranës, që bashkia do ta krijojë brenda godinës së “Sarajeve të Toptaneve”, do të ekspozohet edhe kostumi popullor tradicional shqiptar, të cilin këngëtarja Rita Ora, e ka veshur në videoklipin e këngës hit “Gunna”, pjesë e albumit ‘Bang’.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë të ditur lajmin për dhurimin e kostumit popullor nga këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare. “Shume faleminderit Besnik Sahatçiu, Vera Ora dhe Elena Ora për ndihmën ndaj komunitetit të mësuesve shqiptarë në Londër duke e kthyer “Queens Arms” në qender komunitare! Falenderime pa fund Rita Ora, që i dhurove Bashkisë së Tiranës kostumin popullor shqiptar, që ne ta fillojmë Muzeun e ri Etnografik me një ‘Bang’”, shprehet Veliaj.

Godina e “Sarajeve të Toptanëve” ka shërbyer si legata e parë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, që në kohën e “Zogut”, do të kthehet në një muze të qytetit që do evokojë traditën, si dhe historinë diplomatike.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme