Financim për herë të parë paketës për kujdesin e syve për fëmijët 4-14 vjeç

Sociale | 5 vite më parë

Për herë të parë në buxhetin 2022 do të financohet paketa e kujdesit të syve për fëmijët 4-14 vjeç.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu thekson se nga financimi i kësaj pakete përfitojnë 300 mijë fëmijë.

“Financojmë për herë të parë paketën e kujdesit të syve për fëmijët 4-14 vjeç. Përfitojnë   300 mijë fëmijë”, shprehet Manastirliu.

Buxheti i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2022 parashikohet të jetë 91 miliard e 365 milion lekë, i cili përbën 4,89% i PPB bruto ose 6.9 përqind krahasuar me buxhetin fillestar 2021.

Buxheti 2022 do të financojë për Shëndetësinë 63 miliard e 515 milion lekë që përbën 3,4% të PBB, ndërkohë për Mbrojtjen Sociale do të financohen 27 miliard 850 milion që përbenë 1.49% të PBB ose 4.89% të buxhetit të shtetit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme