Rama:Shpërblim deri në masën 150%  për policisët që punojnë larg vendbanimeve të tyre

Sociale | 5 vite më parë

 
Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama ishte I pranishëm në prezantimin e projekbuxhetit të policisë së shtetit për vitin 2022. Ai iu premtoi rritje tëp agave si dhe bonuse për ata punonjës policie që detyra e tyre I detyron të punojnë larg shtëpisë. Me anë të një postimi në faqen e tij në faqebook Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mir lidhur me shpërblimet ndaj kësaj kategroi të policëve. “Shpërblim deri në masën 150% për të gjithë ata punonjës të policisë që punojnë larg vendbanimeve të tyre” Kreu i qeverisë njoftoi për këtë hap të qeverisë përmes një postimi në ‘Facebook’, ndërsa ai paralajmëroi këtë fakt gjatë prezantimit të buxhetit të Ministrisë së Brendshme pak ditë më parë. Gjatë prezantimit të  projekbuxhetit të policisë për vitin e ardhshëm, Kryeministri Edi Rama përmendi tre prioritet kryesore ku do fokusohet buxheti që janë rritja e pagave dhe investimeve, lufta kundër krimit mjedisor dhe standardet e shërbimit ndaj qytetarëve. Monitorimi i akseve rrugore me kamera dhe pajisje inteligjente do të jetë një prej risive për vitin 2022, gjë që do të heqë patrullat nga rrugët, në një kohë që do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e mbikëqyrjes së respektimit të rregullave të qarkullimit ligjor. Risia tjetër e rëndësishme për vitin e ardhshëm do të jetë mbikëqyrja e territorit përmes dy satelitëve. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha para efektivëve të forcave të rendit se buxheti për vitin 2022 është rritur me 70%, ndërkohë që gjysma e tij është parashikuar për investime në teknologji.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme