Bashkia e Tiranës: Dhuro biçikletë për fëmijët në vështirësi ekonomike

Sociale | 5 vite më parë

Bashkia e Tiranës po kujdeset që edhe këtë vit të jetë pranë fëmijëve që vijnë nga familje me vështirësi ekonomike gjatë festave të fundvitit. Me nismën e re të lançuar, bashkia fton të gjithë ata qytetarë që kanë biçikleta, të cilat nuk i përdorin më, t’i dhurojnë ato për një fëmijë që nuk mund ta blejë një të tillë. “Dhuro biçikletë për çiklistët e vegjël të Tiranës. Nëse ke një biçikletë të përdorur dhe nuk e përdor më, mund t’ia dhurosh një fëmijë në vështirësi ekonomike. Bëhu ti babagjyshi për këtë vit”, thekson bashkia e Tiranës. Sikurse është bërë traditë, të gjithë qendrat sociale të bashkisë së Tiranës do të jenë të hapura duke ofruar një vakt të ngrohtë për ata që janë të vetmuar apo në vështirësi ekonomike.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme