Veliaj pret një grup studentësh nga Polonia: Vitin tjetër Tirana me 1000 aktivitete

Sociale | 5 vite më parë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti një grup studentësh nga Polonia, të cilët ishin të interesuar të mësonin më shumë për historikun e Shqipërisë, por sidomos Tiranës, e cila në vitin 2022 do marrë titullin “Kryeqyteti Europian i Rinisë”. Kryebashkiaku tha se kjo është një mundësi fantastike për të lidhur të rinjtë e dy vendeve. “Mё vjen mirё që ky është delegacioni i parё me fluturimin mё tё ri qё i shtohet aeroportit tё Tiranёs. Kjo vlen edhe për djemtë dhe vajzat nga Tirana, qё edhe ata tё eksplorojnё Varshavёn. Sa mё shumё lidhet Tirana me qytete tё tjera aq mё mirё, sepse krijohen aleanca, krijohen rrjete djemsh dhe vajzash të rinj, qё rriten bashkё nё njё Europё qё ёshtё sot mё e hapur”.
Kreu i Bashkisë tha se vitin tjetër kur Tirana do jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, do të zhvillohen rreth 1000 aktivitete me të rinj pjesëmarrës nga e gjithë bota. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme