Mbyllje ose rehabilitim vendepozitimeve të jashtëligjshme të mbetjeve

Shumë vendepozitime të jashtëligjshme mbetjesh që janë trashëguar ndër vite do të mbyllen ose do të rehabilitohen, diçka që parashikohet edhe nga buxheti i vitit 2022.
Kështu deklaroi sot ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila inspektoi nga afër situatën e mbetjeve në Peqin.
“E njëjta gjë do të ndodhë edhe në Peqin, ndërsa të gjitha bashkitë duhet t’i dërgojnë mbetjet në pikat fundore të përcaktuara. Me metodologjinë e miratuar në mbledhjen e parë të këtij mandati, standardizojmë përllogaritjen e kostove për pastrimin dhe trajtimin e mbetjeve, si edhe mënyrën e menaxhimit të tyre”, theksoi Kumbaro.
Ministrja Kumbaro shprehet se “e duam Shqipërinë e pastër në çdo pëllëmbë të saj, çdokush duhet të bëjë detyrën patriotike që kjo të ndodhë”.
Rreth një muaj më parë Këshilli i Ministrave miratoi vendimin, që saktëson metodologjinë me të cilën njësitë e qeverisjes vendore duhet të përllogarisin sasinë e mbetjeve në territorin e tyre, mënyrën sesi ato publikohen dhe standardizohen.
Ky vendim do të shoqërohet me një paketë trajnimesh të të gjithë njësive vendore për ta ndjekur, jo çdo muaj, por çdo javë dhe çdo ditë nga Ministria e Mjedisit situatën në terren.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




