Të dielën ndryshon ora!

Ashtu si çdo vit javën e fundit të tetorit, akrepat e orës do të do të zhvendosen nga ora 3:00 në 2:00.
Kjo do të sjelli kalimin nga koha verore në atë diellore, që në fakt shënon ardhjen e periudhës së dimrit. Ora dimërore do na shoqërojë deri në natën mes të shtunës 26 dhe të dielës 27 mars 2022, kur akrepat do të kthehen në orën verore.
Me orën dimërore, do të kemi më pak ditë dhe më shumë natë. Me ndryshimin e orës në realitet do të humbasim një orë dritë pasdite, të cilën do ta rikuperojmë në mëngjes, siç do ta vërejnë sidomos ata që zgjohen herët.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




