Nga sot, ndërtesa e Sarajeve, pronë e Bashkisë së Tiranës

Ndërtesa e Sarajeve, nga sot është pronë e Bashkisë së Tiranës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka publikuar vendimin e qeverisë që i kalon ndërtesën e Sarajeve, Bashkisë së Tiranës. Kjo ndërtesë do të shërbejë si muze i qytetit qe do evokoje traditën, si dhe historinë diplomatike. “Me vendim të qeverisë shqiptare, nga sot, ndërtesa e Sarajeve është pronë e Bashkisë së Tiranës si muze i qytetit që do evokojë traditën, si dhe historinë diplomatike. Bashkia e Tiranës i paguan 2.5 mln USD pronarëve për ndërtesën monument kulture – një precedent historik!”, njofton Veliaj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




